Ambasadori i Kosovës në Bruksel tregon propozimin e Kurtit: Çuditërisht u refuzua

PUBLIKUAR

Ambasadori i Kosovës në Belgjikë, Agron Bajrami ka treguar në Twitter propozimin që kryeministri Albin Kurti e paraqiti në tavolinën e bisedimeve përballë presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Bajrami tha se propozimi përmbante zotimin e Kosovës që t’i shtyjë masat e radhës për targat dhe të nisin bisedimet për propozimin franko-gjerman, raporton Gazeta Express.

“Në takimin urgjent të thirrur nga Josep Borrell, Kosova ka propozuar t’i pezullojë fazat e mëtejshme për targat, në këmbim që Serbia të ndalojë së lëshuari targa ilegale dhe BE-ja të fillojë procesin e bisedimeve bazuar në propozimin e fundit të mbështetur nga Gjermania e Franca. Çuditërisht, kjo u refuzua”, ka shkruar Bajrami në Twitter.

Kurti dhe Vuçiq nuk u morën vesh për targat e automjeteve që Serbia i lëshon për banorët serbë në Kosovë. Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian, Josep Borrell tha se propozimi i tij u pranua nga Vuçiqi, por u refuzua nga Kurti.

SHIKO MË SHUMË

10 vjet nga rasti i Astrit Deharit, VV me familjen e tij mbajnë konferencë te Prokuroria Speciale

Sot bëhen 10 vjet nga vdekja e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari. Lëvizja Vetëvendosje...

Nis seanca ndaj Ramadan Morinës i akuzuar për krime lufte, dëshmon Zejnie Morina

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, pak më parë ka nisur seanca gjyqësore ndaj Ramadan...

Hoti publikon shifrat: Disa ministri nuk realizuan as 1% të investimeve kapitale

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka kritikuar Qeverinë për realizimin...