Vërshimet në Pejë, vazhdon shembja e shëtitores pranë Lumbardhit

PUBLIKUAR

Reshjet e shiut që po vazhdojnë të bien tash e tri ditë në Kosovë, gjatë së dielës kanë shkaktuar vërshime në disa komuna.

Me vërshime u përball edhe komuna e Pejës, ku shumë rrugë e lagje të këtij qyteti i mbuloj sasia e madhe e ujit.

Si rezultat i reshjeve në Pejë, është rritur edhe niveli i ujit të Lumbardhit i cili ende vazhdon të jetë në rrezik për të dalë nga shtrati, shkruan Telegrafi.

Rritja e nivelit të ujit në Lumbardh (20.11.2022)

Vërshimet shkaktuan shumë probleme në këtë qytet, ku si pasojë filloj edhe shembja e trotuareve.

Në disa fotografi që janë publikuar në rrjetet sociale shihet se shembja e shëtitores pranë Lumbardhit ka vazhduar. Telegrafi edhe dje gjatë ditës ka raportuar për shembjen e kësaj pjese

Ndërkaq kujtojmë se IHMK-ja ka bërë të ditur se situatë e njëjtë do të vazhdoj edhe gjatë ditës së sotme. /Telegrafi/

Shembja e shëtitores pranë Lumbardhit

SHIKO MË SHUMË

10 vjet nga rasti i Astrit Deharit, VV me familjen e tij mbajnë konferencë te Prokuroria Speciale

Sot bëhen 10 vjet nga vdekja e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari. Lëvizja Vetëvendosje...

Nis seanca ndaj Ramadan Morinës i akuzuar për krime lufte, dëshmon Zejnie Morina

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, pak më parë ka nisur seanca gjyqësore ndaj Ramadan...

Hoti publikon shifrat: Disa ministri nuk realizuan as 1% të investimeve kapitale

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka kritikuar Qeverinë për realizimin...