Parashikimi i motit për pesë ditë

PUBLIKUAR

Java e katër e nëntorit parashihet me kushte të pa qëndrueshme meteorologjike.

Sot mbi vendin tonë do të mbajë not kryesisht i vranët dhe me riga lokale shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-10 gradë Celsius.

Ndërkohë, të martën do të ketë mot kryesisht të ngjashëm, i vranët dhe me riga lokale shiu. Në mëngjes do të ketë kushte për mjegull e cila do ta zvogëlojë dukshmërinë horizontale dhe do të krijojë vështirësi në komunikacion. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius.

“Të mërkurën. Situatë kryesisht e ngjashme meteorologjike por me rritje të lehta të temperaturave në të dy vlerat ekstreme, minimalet do të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë celsius. Të enjten parashihet të mbajë mot me vranësira dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius. Të premten. Mot kryesisht i ngjashëm me ditën e enjte. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius”, njofton tutje IHMK, transmeton Klankosova.tv.

Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes dhe veriperëndimit.

SHIKO MË SHUMË

10 vjet nga rasti i Astrit Deharit, VV me familjen e tij mbajnë konferencë te Prokuroria Speciale

Sot bëhen 10 vjet nga vdekja e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari. Lëvizja Vetëvendosje...

Nis seanca ndaj Ramadan Morinës i akuzuar për krime lufte, dëshmon Zejnie Morina

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, pak më parë ka nisur seanca gjyqësore ndaj Ramadan...

Hoti publikon shifrat: Disa ministri nuk realizuan as 1% të investimeve kapitale

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka kritikuar Qeverinë për realizimin...