Konspiracioni i Petkoviqit: E prishëm “planin e poshtër” të Kurtit dhe Trajkoviqit për ta ndryshuar kushtetutën

PUBLIKUAR

Drejtori i së ashtuquajturës “Zyre për Kosovën”, në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë se është prishur “plani i poshtër” i kryeministrit Albin Kurti dhe Rada Trajkoviqit për ta ndryshuar kushtetutën me hyrjen e Trajkoviqit në Kuvend.

Lista Serbe u rikthye në Kuvend për të mos i dhënë mundësi Trajkoviqit të t’i përfaqësojë serbët e Kosovës në Kuvend.

Sipas tij Kurti dhe Trajkoviq kishin plane për “ta ndryshuar” Kushtetutën, në mënyrë që sipas tij “të shkelen të drejtat e serbëve”.

“Pikërisht! Plani juaj i poshtër u prish  dhe me hyrjen e Rashiqit në kuvend filloni me Kurtin në ndryshimin e të ashtuquajturit të kushtetutës dhe heqjen e të drejtave të garantuara për serbët. Me 0.17% që fituat në zgjedhje, vështirë se mund ta përfaqësoni veten”, ka shkruar Petkoviq në Twitter, të enjten.

Edhe Lista Serbe e ka pranuar që janë rikthyer në Kuvend për ta penguar “planin” e Kurtit dhe Trajkoviqit.

Ndërsa Trajkoviq ka thënë se “Lista Serbe iu pamundësoi serbëve që të përfaqësohen nga përfaqësuesit e vërtetë të tyre”. /Express.

SHIKO MË SHUMË

6 vjet nga arrestimi i krerëve të UÇK-së, OVL-UÇK nesër organizon aktivitet simbolik para Zyrës së BE-së në Prishtinë

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK), Gazmend Syla, ka njoftuar...

10 vjet nga rasti i Astrit Deharit, VV me familjen e tij mbajnë konferencë te Prokuroria Speciale

Sot bëhen 10 vjet nga vdekja e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari. Lëvizja Vetëvendosje...

Nis seanca ndaj Ramadan Morinës i akuzuar për krime lufte, dëshmon Zejnie Morina

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, pak më parë ka nisur seanca gjyqësore ndaj Ramadan...