Intervistohen tre persona të dyshuar për falsifikim të dokumenteve dhe mashtrim

PUBLIKUAR

Me datën 26.10.2022, Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë, nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka pranuar një autorizim mbi grumbullimin e informacioneve në lidhje me disa denoncime publike, ku është shfaqur fenomeni i shit-blerjes së Punimeve të Diplomave.

Policia ka njoftuar se pas zhvillimit të hetimeve, grumbullimit të provave si dhe identifikimit të personave të dyshuar më datën: 15 dhe 16.11.2022,  janë iniciuar dy raste:

-Falsifikim i dokumenteve dhe

– Mashtrim.

Në rastin Falsifikimi i dokumenteve janë intervistuar në cilësinë e të dyshuarve personat:

·F.Th , mashkull, 22 vjeç dhe

·F. V, femër 22 vjeç.

Ndërkaq në lidhje me rastin Mashtrim në cilësinë e të dyshuarit është intervistuar personi:

·B.B , mashkull, 27 vjeç.

Hetuesit e Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë, pas grumbullimit të provave dhe kompletimit të lëndëve, do t’i procedoj në Prokurorinë  në Prishtinë me kallëzim penal kundër personave të lartcekur.

SHIKO MË SHUMË

6 vjet nga arrestimi i krerëve të UÇK-së, OVL-UÇK nesër organizon aktivitet simbolik para Zyrës së BE-së në Prishtinë

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK), Gazmend Syla, ka njoftuar...

10 vjet nga rasti i Astrit Deharit, VV me familjen e tij mbajnë konferencë te Prokuroria Speciale

Sot bëhen 10 vjet nga vdekja e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari. Lëvizja Vetëvendosje...

Nis seanca ndaj Ramadan Morinës i akuzuar për krime lufte, dëshmon Zejnie Morina

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, pak më parë ka nisur seanca gjyqësore ndaj Ramadan...