Aktakuzë ndaj 7 të dyshuarve që u kapën me 400 kg kokainë në Lipjan

PUBLIKUAR

Prishtinë- Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Departamenti Special, ndaj shtatë të pandehurve: I.Sh, F.V, K.Sh, K.B, F.B, H.Sh dhe N.M, nën dyshimin për veprat penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit criminal të organizuar”, lidhur me veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotropoe dhe analoge”, “Pengimi i të provuarit apo procedures zyrtare” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Lajmi u bë i ditur përmes një komunikate për medie nga PSRK, ku thuhet se rasti për të cilin është ngritur aktakuza, ka të bëjë me substancën narkotike të llojit kokainë në sasi prej 400 kg, e cila është sekuestruar në hapësirën e kompanisë “MC FOOD” sh.p.k. në Lipjan.

“Prokuroria Speciale njofton opinionin se është ngritur aktakuzë kundër të pandehurve me iniciale I.SH, F.V, K.SH, K.B, F.B, H.SH, N.M. për shkak se të njëjtit kanë kryer veprat penale ‘’Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar’’, lidhur me veprën penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e pa autorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’’, ‘’Pengimi i të provuarit apo procedurës zyrtare si dhe Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, thuhet në njoftim.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës njofton se në aktakuzë përveç tjerash ka propozuar sekuestrimin e mjeteve të cilat janë përdorur për kryerjen e veprave penale.

SHIKO MË SHUMË

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se viktima femër kosovare pas një mosmarrëveshje...

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...