Autoritetet turke e konfirmojnë: Bomba që vrau 6 njerëz në Stamboll u shpërthye nga një grua

PUBLIKUAR

Autori i shpërthimit në Stamboll është një grua, sipas nënpresidentit turk Fuat Oktay.

“U konstatua se një femër sulmuese shpërtheu bombën. Ngjarja po hetohet dhe po bëhen vlerësimet e nevojshme. Deri më tani kemi humbur 6 persona, 4 prej tyre në pikën e sulmit. Kemi 81 të plagosur. Hetimet në vendngjarje vijojnë me shpejtësi. Do të arrijmë në fund shumë shpejt. Kushdo që qëndron pas do të mbajë përgjegjësi”, tha Oktai.

Kujtohet se gjashtë persona kanë humbur jetën nga shpërthimi që tronditi sot në orën 16:20 në rrugën më të frekuentuar të këmbësorëve në qendër të Stambollit, në një ngjarje që presidenti Recep Tayyip Erdogan e quajti një sulm me bombë që “mban erë terrorizmi”.

“Përpjekjet për të mposhtur Turqinë dhe popullin turk përmes terrorizmit do të dështojnë sot siç kanë dështuar në të kaluarën, siç do të dështojnë përsëri në të ardhmen”, tha Erdogan në një konferencë shtypi përpara se të nisej për në Indonezi për të marrë pjesë në samitin e G20. /abcnews.al

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...