Lipjan- Policia e Kosovës (PK) njofton se janë arrestuar dy të dyshuar (njëri nga ta i mitur), nën dyshimin për vjedhje të një veture “Golf 2” dhe pajisjeve të punës.
Lajmi u bë i ditur përmes një komunikate për medie nga policia, ku thuhet se dy të dyshuarit u arrestuan të martën
Sipas policisë, rasti ka ndodhur më 18 shtator 2022, ku nga personat e arrestuar, dyshohet të jetë vjedhur një automjet e më pas në një lokacion tjetër disa pajisje pune.
“Puna e hetuesve të stacionit policor të Lipjanit, është finalizuar sot, ku pas marrjes së disa veprimeve operative kanë arrit që të arrestojnë personat e dyshuar, të cilët me vendim prokurorit të shtetit janë dërguar në mbajtje, dhe ndaj tyre është iniciuar procedurë për veprën në fjalë”, thuhet në njoftim


