Policia Kosvoës ka njoftuar se lidhur më rastin më datën 05.11.2022 pas hetime intensive janë arrestuar gjashtë të dyshuar meshkuj kosovar si dhe janë kontrolluar tre lokacione të ndryshme me ç rast janë gjetur dhe konfiskuar një AK-47, 42 fishekë, dy karikatorë dhe një pistoletë, një karikator me 6 fishek dhe substancë e dyshuar narkotike marihuanë 30 paketime të vogla
Raporti plotë nga Policia Kosovës:
Raport shtesë
GRABITJE /GRABITJE NË TENTATIVË /ARMËMBAJTJE PA LEJE /POSEDIM I NARKOTIKËVE
Fsh. Poturofc, Lipjan 05.09.2022 – 23:34.
Lidhur më rastin më datën 05.11.2022 pas hetime intensive janë arrestuar gjashtë të dyshuar meshkuj kosovar si dhe janë kontrolluar tre lokacione të ndryshme me ç rast janë gjetur dhe konfiskuar një AK-47, 42 fishekë, dy karikatorë dhe një pistoletë, një karikator me 6 fishek dhe substancë e dyshuar narkotike marihuanë 30 paketime të vogla.
Lidhur me rastin pas intervistimit në konsultim me prokurorin të dyshuarit janë dërguar më mbajtje.


