Arrestohen shtatë persona në zonën e Lipjanit dhe Drenasit, Policia jep detaje

PUBLIKUAR

olicia e Kosovës, sot, ka arrestuar gjashtë persona të dyshuar për së paku pesë raste të grabitjeve të armatosura, si dhe një tjetër për armëbajtje pa leje.

Operacionet janë realizuar në tri lokacione të ndryshme, në zonën e Lipjanit dhe Drenasit, ku janë arrestuar personat e dyshuar, të cilët dyshohet se janë përfshirë në së paku pesë raste të grabitjeve, të cilat kanë ndodhur në periudhën korrik -shtator 2022, kryesisht në pompa derivatesh.

Pjesë e operacionit ka qenë edhe kontrolli i vendbanimeve të tyre, ku policia ka gjetë dhe sekuestruar:

  • një armë zjarri -AK 47
  • një Pistolete- TT
  • tre karikatorë
    -48 fishekë
    -30 paketime te vogla substancë e dyshuar narkotike (dyshohet marihuanë) etj.
    Për armë mbajtje pa leje policia ka arrestuar një person,
  • M.D mashkull, 58 vjeç, i cili pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa personat:
    -V. Sh, mashkull, 21 vjeç,
    -E. Sh, mashkull, 19 vjeç,
    -B. M, mashkull, 19 vjeç,
    -F. Sh, mashkull, 18 vjeç,
    -Z. A, mashkull, 18 vjeç dhe
    -L. D, mashkull, 18 vjeç,
    të cilët dyshohet se janë të përfshirë në veprat, grabitje e armatosur, grabitje në tentativë, mbajtje në pronësi kontroll ose posedim i paautorizuar i armës, përdorimi i armës si dhe posedim ilegal i substancave narkotike,me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

SHIKO MË SHUMË

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se viktima femër kosovare pas një mosmarrëveshje...

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...