“Na pret një dimër i vështirë”, paralajmëron kryebashkiaku i Kievit

PUBLIKUAR

Kryebashkiaku i Kievit Vitali Klitchko ka deklaruar se pas sulmeve të fundit ruse të cilat kanë shënjestruar infrastrukturën energjetike qytetarët e Kievit i pret një dimër i vështirë.

Ai bën të ditur se qeveria ndërkohë po punon që ta bëjë sa më të lehtë jetesën e qytetarëve.

Ai shtoi se duke qenë se forcat ruse kanë vënë në “shënjestër” pikat strategjike të furnizimit me energji elektrike dhe uji qeveria po merr masa për ngritjen e 1000 qendrave që do të shërbejnë si pika ngrohjeje për banorët e Kievit.

“Për shkak të sulmeve me raketa ruse në objektet e infrastrukturës kritike, ne po shqyrtojmë skenarë të ndryshëm të zhvillimit të ngjarjeve. Më e keqja është kur nuk do të ketë fare energji elektrike, ujë dhe ngrohje. Në këtë rast, ne po përgatisim më shumë se 1000 pika ngrohjeje. Qyteti bleu gjeneratorë elektrikë, siguroi pajisjen me ujë dhe gjithçka të nevojshme që këto pika ngrohje të përdoren nga njerëzit. Do të jeni në gjendje të ngroheni, të pini çaj, të karikoni telefonat dhe të merrni ndihmën e nevojshme”, thuhet në një llogari ukrainase në Twitter. /abcnews.al

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...