U nënshkrua Memorandumi i Mirëkuptimit mes Komunës së Lipjanit dhe UN Women Kosova

PUBLIKUAR

Sot, në një ceremoni zyrtare Kryetari i Komunës, Imri Ahmeti dhe Vlora Tuzi Nushi, Shefe e Zyrës së UN Women në Kosovë, kanë nënshkruar Memorandum të Mirëkuptimit mes Komunës së Lipjanit dhe UN Women Kosova për Buxhetimin e Përgjegjshëm Gjinor, njofton Komuna.

Përmes këtij memorandumi synohet Barazi Gjinore dhe jetë më të mirë për gratë dhe burrat përmes buxhetimit të përgjegjshëm gjinor.

Ky Memorandum i zotohet për prioritizim të aspektit gjinor përmes aktiviteteve të parapara si në në integrim gjinor në programet vendore, zbatim dhe monitorim i tyre, nëpërmjet aplikimit të buxhetimit të përgjegjshëm gjinor si mjet.

Fuqizim i kapaciteteve të administratës komunale dhe përmbushja e zotimeve sipas Ligjit për Barazi Gjinore. Avancim i proceseve të planifikimit dhe programit të buxhetimit të përgjegjshëm gjinor në nivel vendor.

Shkëmbimi i përvojave në nivel kombëtar dhe rajonal dhe mësimi nga praktikat e mira të vendeve të tjera në prezantimin e buxhetimit të përgjegjshëm gjinor e aktiviteteve të tjera.

SHIKO MË SHUMË

Burri rrahu gruan dhe vajzën në Lipjan, më pas u arratis

Një rast i rëndë i dhunës në familje ka ndodhur në Lipjan, ku burri...

Vrasje në tentativë në Brus të Lipjanit, e gjuajti me armë zjarri dhe u largua, i lënduari mori tretman mjekësor

Një vrasje në tentativë ka ndodhur dje pasdite në Brus të Lipjanit. Atje një burrë...

Arrestohet një grua në Lipjan, dyshohet për shantazh ndaj një burri

Policia e Kosovës ka arrestuar një grua në Lipjan, e cila dyshohet se ka...