Kuvendi i Komunës së Lipjanit mban mbledhjen e radhës

PUBLIKUAR

Gjatë ditës së sotme, Kuvendi i Komunës së Lipjanit udhëhequr nga Kryesuesi, Daut Azemi ka zhvilluar punimet e mbledhjes së dymbëdhjetë me radhë, në të cilën u aprovuan pikat e rendit të ditës të cilat u propozuan për shqyrtim në këtë seancë, duke ja shtuar edhe një pikë shtesë të propozuar nga ekzekutivi.

Nënkryetari i Komunës së Lipjanit, Diamant Bytyqi, së bashku me drejtorët e drejtorive kanë dhënë sqarime në të gjitha çështjet dhe pyetjet e ngritura nga anëtarët e Kuvendit të Komunës, njofton Komuna.

Drejtori për buxhet dhe financa, Latif Ramadani, prezantoi raportin e shpenzimeve dhe të hyrave Janar – Shtator 2022.

Ndërsa, raportin e Përformancës së Komunës së Lipjanit për vitin 2021 e ka prezantuar Shemsi Azemi Kordinator për Përfomancë Komunale.

Me këtë rast, Kryetari Imri Ahmeti ka theksuar se Komuna e Lipjanit vitet e fundit ka qenë me rezulate të mira sa i përket përfomancës në zbatim të ligjit dhe transparencës e llogaidhënies, po ashtu do të angazhohemi edhe shumë e bashkarisht me qytetarët të kemi pozicione të tilla e pse jo edhe më të mira në të ardhmen.

Në këtë mbledhje është diskutuar edhe Plani i veprimit për adresimin e rekomandimeve të ZKA si dhe diskutimi i raportit të Auditorit të brendshëm dhe Plani i veprimit për adresimin e rekomandimeve.

Gjatë kësaj mbledhje u miratuan edhe një numër i vendimeve si, Propozim Vendimi për caktimin e normave tatimore për tatimin në pronën e paluajtshme për vitin 2023, Propozim Vendim përcaktimin e formës, përmbajtjes dhe përdorimit të Flamurit të Komunës së Lipjanit, pastaj Propozim rregullore për vendosjen, ndërtimin dhe largimin e objekteve të përkohshme në pronën publike, Propozim Vendim për ndarjen e mjeteve financiare për qendrën për mbrojtjjen e grave dhe fëmijëve- Strehimoren në mbrotjen e viktimave të dhunës në familje dhe atyre në baza gjinore, Propozim Vendim për zëvendësimin e anëtarit të komisionit vlerësues për shqyrtimin e dokumentacionit për vendosjen e bizneseve në Zonën Ekonomike “Parku Industrial”, në Qylagë-faza parë dhe Propozim Vendim për ndryshimin e Titullarit të Paluajtshmërisë nga shkolla fillore Banullë Komuna e Lipjanit.

SHIKO MË SHUMË

Gjendet i vdekur në shtëpinë e tij një burrë në Janjevë

Një burrë është gjetur pa shenja jete mëngjesin e së dielës në Janjevë. Policia ka...

Burri rrahu gruan dhe vajzën në Lipjan, më pas u arratis

Një rast i rëndë i dhunës në familje ka ndodhur në Lipjan, ku burri...

Vrasje në tentativë në Brus të Lipjanit, e gjuajti me armë zjarri dhe u largua, i lënduari mori tretman mjekësor

Një vrasje në tentativë ka ndodhur dje pasdite në Brus të Lipjanit. Atje një burrë...