Aksident me dy të lënduar në hyrje të Lipjanit, Policia jep detaje

PUBLIKUAR

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në hyrje të Lipjanit.

Policia e Kosovës ka njoftuar se në këtë aksident janë përfshirë një veturë dhë një kamion, dhe si pasojë janë lënduar dy persona.

Lajmin për Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci.

“Nga informatat e para bëhet e ditur se  një veturë dhe një kamion janë përfshirë në aksident ndërkaq dy persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtëve u është ofruar trajtimi i nevojshëm mjekësor.  Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti”, tha Borovci për Express/

SHIKO MË SHUMË

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se viktima femër kosovare pas një mosmarrëveshje...

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...