Çmimi i gazit në Evropë bie nën 100 euro për herë të parë që nga ndërprerja e furnizimeve nga Rusia

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Moti sot me diell, por ngapak me vranësira

Moti sot në Kosovë do të jetë me diell, por do të ketë ngapak...

Voziti nën ndikim të alkoolit, gjobitet shoferi në Ranillug

Policia në Gjilan ka njoftuar se ka gjobitur një shofer i cili po voziste...

Çmimet evropiane të gazit natyror kanë rënë nën 100 euro për megavat orë për herë të parë që kur Rusia uli furnizimet këtë verë, me motin e ngrohtë dhe ruajtjen pothuajse të plotë të gazit që lehtësojnë shqetësimet për mungesa gjatë dimrit.

Rënia e çmimit do të vijë si një nxitje për udhëheqësit e BE-së, të cilët po punojnë për të vendosur një kufi mbi çmimin e karburantit, ndërsa luftojnë inflacionin e lartë dhe një ekonomi të ngadalësuar, dhe në një përpjekje për t’ia ndaluar fondet Moskës për pushtimin e saj në Ukrainë, transmeton Klankosova.tv.

Çmimet e gazit LNG, sipas “Financial Times”, ranë deri në 93,35 €/MWh të hënën, gati për 20% në krahasim me të premten, më e ulëta që ka qenë që nga mesi i qershorit.

Çmimet evropiane të gazit janë tani 70 për qind nën nivelet e gushtit, kur u rritën mbi 300 euro/MWh, megjithëse janë ende shumë mbi diapazonin prej 20 deri në 40 euro/MWh me të cilat tregtoheshin kryesisht gjatë dekadës së fundit.

James Waddell në “Energy Aspects” tha se çmimet po binin në afat të shkurtër për shkak të “kapacitetit të kufizuar të mbetur për ruajtje, kërkesës së ulët për gaz për shkak të motit të butë dhe mbingarkesës në sjelljen e LNG-së dhe rrjedhjen e tij në lindje brenda Evropës”.

Tom Marzec-Manser në ICIS tha se konsumi ishte rreth 20 për qind më i ulët në Evropë se zakonisht për këtë periudhë të vitit.

Rritja e importeve të gazit natyror të lëngshëm për të zëvendësuar furnizimet e gazsjellësit rus – të cilat tani përbëjnë vetëm 9 për qind të furnizimit të BE-së, nga 40 për qind vitin e kaluar – kanë ndihmuar depozitimin evropian të arrijë më shumë se 90 për qind kapacitetin, ndërkohë që moti i ngrohtë ka nënkuptuar vonesa në kërkesën për ngrohje. /Klankosova.tv

SHIKO MË SHUMË

Zbulohet se sa do të jetë “kostoja ditore” nga shembja e urës në Baltimore

Shembja e urës Francis Scott Key në Baltimore pasi u godit nga një anije...

Bursa e Turqisë goditet nga një tërmet 5.1 ballë, u ndje edhe në Stamboll

Sipas informacioneve në faqen e Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), një...

Reshjet e mëdha të borës pengojnë udhëtimet në Gjermani, Zvicër dhe Austri, qindra fluturime janë shtyrë ose anuluar

Reshjet e dendura të borës kanë ndikuar në ndërprerjen e udhëtimeve në Gjermaninë jugore...