Hoxhaj dhe Veliaj në Hagë, vizitojnë krerët e UÇK-së: Të vendosur për ta fituar betejën e Kosovës në Hagë

PUBLIKUAR

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj dhe kryetari i Tiranës Erion Veliaj, kanë udhëtuar për në Hagë për të vizituar krerët e UÇK-së.

Hoxhaj, përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se bashkë me Veliajn kanë takuar Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

“Si gjithnjë, të vendosur dhe plot vullnet për ta fituar betejën e Kosovës në Hagë, sepse atje po gjykohet lufta e lavdishme e UÇK-së dhe jo individi. Të pandalshëm e energjikë, do të dalin triumfues të kësaj vazhdimësie të luftës për liri dhe pavarësi të krerëve të UÇK-së “, ka shkruar Hoxhaj.

Këtij shkrimi ia bashkangjiti edhe fotografinë me Veliajn pranë qendrës së paraburgimit ku po qëndrojnë krerët e UÇK-së. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një grua në Fushë-Kosovë, kërcënoi një burrë pas një mosmarrëveshjeje

Një grua është arrestuar në Fushë-Kosovë, pasi dyshohet se ka kanosur një burrë pas...

Grabitje si në filma në Gjakovë, dy persona të armatosur vjedhin sasi të madhe ari

Një grabitje e pazakontë ka ndodhur në Gjakovë, ku dy persona të dyshuar, njëri...

KEDS njofton për ndërprerje të rrymës sot, këto janë zonat që preken nga punimet

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të premten,...