Hovenier s’e komenton ‘propozimin’ franko-gjerman: Administrata Biden ishte e qartë

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Aksident me dy të lënduar në Lipjan

Dy persona janë lënduar në një aksident trafiku në rrugën Lipjan-Ferizaj. Rastin  e ka konfirmuar...

Zyrtari i KFOR-it pyetet nga Specialja për uniformat që mbante UÇK-ja

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, po vazhdon edhe të mërkurën...

Pas raportimeve dhe debateve të shumta për një draft-propozim për marrëveshjen përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ambasadori amerikanë në Prishtinë, Jeff Hovenier ka thënë se qëndrimi amerikan është që marrëveshja gjithpërfshirëse përfundimtare duhet të jetë e përqendruar në njohjen e ndërsjellë.

Hovenier, në një intervistë për ATV, ka deklaurar se nuk mund të komentojë për propozime specifike që qarkullojnë në publik.

“Së pari do të them se e kam të vështirë të flas për propozime specifike apo të supozuara që janë në publik, por do t’i them dy gjëra. E para është se administrata e Biden-it ka qenë mjaft e qartë rreth mënyrës se si e shohim përfundimin e këtij procesi. Ne kërkojmë një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve të përqendruar në njohjen e ndërsjellë. Kjo ka qenë në komunikim nga kjo administratë gjatë gjithë kohës. Ky mbetet përfundimi ynë i dëshiruar. Dhe jemi të përkushtuar ndaj saj”, ka thënë ambasadori amerikan.

Sipas Hovenier, arritja e një marrëveshje të tillë nuk është e përcaktuar sigurt se në cfarë afati kohor apo renditje mund të arrihet.

“Pra, ne do të përkrahnim dhe do të mirëprisnim dhe do të përpiqeshim të çojmë përpara çdo gjë që do të ishte hap përpara në dialog, që do të ndihmonte Kosovën për të realizuar ambiciet e saj për tu bërë pjesë e familjes së institucioneve evropiane dhe euro-atlantike”, ka vazhduar ai.

Ambasadori Hovenier, duke përmendur ambasadorin gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde, ka thënë se statusi përfundimtar duhet të jetë njohja e ndërsjelle ngase vendet që nuk njohin njëra-tjetrën, nuk mund të anëtarësohen në Bashkimin Evropian.

“Por, mos u gaboni, në fund të procesit, siç e ka thënë edhe kolegu im, ambasadori gjerman, Jorn Rohde, statusi i fundit i vetëm i kësaj është njohja e ndërsjellë sepse rezultati i fundit është që të dy vendet anëtarësohen në Bashkimin Evropian dhe BE-ja nuk është e gatshme të pranojë vende që nuk e njohin njëra-tjetrën”, ka deklaruar në fund ai për këtë çështje. /GazetaExpress

SHIKO MË SHUMË

Zyrtari i KFOR-it pyetet nga Specialja për uniformat që mbante UÇK-ja

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, po vazhdon edhe të mërkurën...

Moti sot i vranët e me diell

Sot do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Sipas njoftimit të...

Dhunë në familje në Shtime: Dy burra dhe një grua rrihen mes vete, përfundojnë në spital

Dy burra dhe një grua janë rrahur mes vete në Shtime, teksa rasti është...