Skoda Sharyaq dhe Prediaq debutojnë si maskota me katër rrota të NHL

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Vranët dhe me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se për të shtunën parashikohet të mbajë...

Leposaviq: Motra e raportoi për dhunë psikike, intervistohet pasi i kalon dehja

Një person në Leposaviq është intervistuar pasi i ka kaluar dehja, pasi motra e...

Enyaq dhe Kodiaq të personalizuara i nderojnë ekipet San Jose Sharks dhe Nashville Predators.

Tani po ndodh diçka krejt ndryshe, një prodhues çek i veturave po e kthen vëmendjen e tij drejt Ligës së Hokejit të Amerikës Veriore.Jo, Skoda nuk do të dërgoi vetura në SHBA.

Në fakt është e kundërta pasi që dy ekipe të NHL po qëndrojnë momentalisht në Evropë për 2 lojëra të njëpasnjëshme për hapjen e sezonit të rregullt 2022/23, , raporton Motor1, përcjell Telegrafi.

San Jose Sharks dhe Nashville Predators do të luajnë mes vete gjatë ditës së sotme, 7 tetor, dhe ditës së shtunë, 8 tetor në O2 Arena në Pragë.

Skoda ka qenë mbështetës i hokejit për shumë vite tani, duke qenë një partner i Kampionatit Botëror për Hokejin në Akull të IIHF që nga viti 1992.

Për vizitën e nëntë të NHL në Evropë, marka e Volkswagen Group ka vendosur që t’i “veshë” dy nga SUV-të e saj si maskota.

E bazuar në Kodiaq, maskota me katër rrota e Nashville Predators do të quhet “Prediaq” ndërsa maskota e San Jose Sharks, “Sharyaq” është një Enyaq iV.

Po, edhe maskotat e ndjekin skemën e emërimeve të SUV-ve nga Skoda që përfundojnë me shkronjën “q”.

Vítězslav Pelc, punëtori i Skoda-s i cili ishte përgjegjës për këto maskota shpjegon se pse u zgjodhën këto vetura.

Marka me bazë në Mladá Boleslav vendosi që t’i bëjë këto 2 SUV si maskota për shkak se janë të njëjta në madhësi dhe ofrojnë një kontrast mes motorëve me djegie dhe motorëve elektrik.

E ngjashme me fanellën e Predators, Prediaq ka kryesisht ngjyrë të verdhë, ndërsa Sharyaq ka ngjyrë blu dhe të zezë që imitojnë ngjyrat e San Jose Sharks. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Mercedes-Benz është prodhuesi i parë gjerman që miraton lidhësin NACS të Tesla-s për veturat elektrike

Mercedes-Benz njoftoi miratimin e lidhësit për karikim NACS të Tesla-s në automjetet e saj...

Sa kohë duhet “për të mbushur me rrymë” një makinë Tesla?

Caktimi i kohëzgjatjes së mbushjes së një automjeti elektrik si Tesla thuhet se është...

Pse rriten kaq shumë përmasat e veturave nga brezi në brez?

Prej kohësh ka qenë e zakonshme që veturat të rriten nga brezi në brez,...