Arifi: Kushtetuesja nuk mund t’ia sigurojë votat PDK-së

PUBLIKUAR

arifi-kushtetuesja-nuk-mund-t-rsquo-ia-siguroj-euml-votat-pdk-s-euml_hd

Anëtari i kryesisë së AAK-së, Avni Arifi ka thënë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese që seanca dëgjimore të mbahet më 21 gusht është në të mirë të vendit. Ai duke folur për veprimin e tmerrshëm të Lavdrim Muhaxherit, ka thënë se “ata që sot po nguten të distancohen nga këto veprime të tmerrshme që po i shohim, dikur e kanë kritikuar AAK-në për qëndrimet e saj”.

Arifi ka thënë se beson që Gjykata Kushtetuese do të marr vendimin e duhur lidhur me çështjen e zgjedhjes së kryeparlamentarit në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës.

“Ne kemi version tjetër nga atë që e jep PDK. Atë version edhe do ta paraqesim para Gjykatës Kushtetuese”, ka thënë Arifi.

Arifi ka thënë se Gjykata Kushtetuese do ta ketë parasysh faktin se në seancë kanë qenë të pranishëm mbi 80 deputetë.

“Vullneti politik i deputetëve nuk mund të jetë i paligjshëm, dhe në çfarë mënyre mund të shpallet i paligjshëm”, ka thënë ai.

Sipas Arifit, zgjedhjet i fiton ajo parti e cila i ka 51 për qind të votave.

“Ne në Kosovë nuk e kemi pasur asnjë parti që i ka fitu zgjedhjet. Kemi pasur një parti që i ka fituar 30 për qind”, ka thënë Arifi.

Sipas tij, Gjykata Kushtetuese nuk e ka obligim që të siguroj vota për Partinë Demokratike të Kosovës. Ai ka thënë se PDK po pretendon që përmes Gjykatës Kushtetuese ta qoj vendin në zgjedhje.

“Mirëpo, në asnjë mënyrë nuk do të mund t’i siguroj PDK-së votat e mjaftueshme që ajo ta bëjë qeverinë”, ka thënë Arifi.

Sipas tij, asnjëra parti nuk do të pranoj që as të mos bisedoj fare me PDK-në për të hyrë në qeverisje me të.
Arifi duke folur për radikalizmin islamik në Kosovë, ka thënë se partia e tij ka humbur vota për shkak të keqinterpretimeve që të tjerët ia kanë bërë në lidhje me qëndrimin për fenë.

Ai ka thënë se veprimet e fundit, si për shembull ai i Lavdrim Muhaxherit, i kanë shtyrë të reagojnë ata që kurrë nuk kanë reaguar.

“Ata që sot po nguten të distancohen nga këto veprime të tmerrshme që po i shohim, dikur e kanë kritikuar AAK-në për qëndrimet e saj”, ka thënë Arifi në emisionin “Interaktiv” të KTV-së.

“AAK nuk është kundër fesë islame, ne jemi kundër ekstremizmit fetar”, ka thënë Arifi. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

14 ndalim punimesh nga Inspektorati i Punës, 4 raste procedohen në Polici

Inspektorati Qendror i Punës, në zbatim të vendimit të Ministrit të MPFVLÇ-së dhe në...

8 raste të reja me fruth në Kosovë, IKSHPK apel për vaksinim urgjent

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) njofton se në periudhën 16–30 prill...

Gjini pas takimit për datën e zgjedhjeve: Pati dakordancë për 7 qershorin

Ardian Gjini nga AAK-ja, pas takimit konsultativ me ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena...