Bashkë kundër ekstremizmit dhe radikalizmit

PUBLIKUAR

Atifete-Jahjaga

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, ka zhvilluar sot një takim të përbashkët me kryeministrin, Hashim Thaçi, ministrin e Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, dhe me udhëheqësit e institucioneve të sigurisë në Kosovë, drejtorin e AKI-së, Bashkim Smakaj, drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, kryeprokurorin e shtetit në largim, Ismet Kabashi dhe u.d të kryeprokurorit të shtetit, Sylë Hoxha, si dhe kryesuesin e Këshilli Gjyqësor të Kosovës, Enver Peci, për të diskutuar parandalimin dhe luftimin e ekstremizmit dhe të radikalizmit.
Presidentja Jahjaga theksoi domosdoshmërinë e bashkërendimit të veprimeve ndërmjet të gjitha institucioneve të vendit, posaçërisht atyre që kanë përgjegjësinë për sigurinë kombëtare, me qëllim të luftimit të dukurive që po kërcënojnë stabilitetin dhe sigurinë e vendit, të rajonit dhe më gjërë.

Në takim, krerët e institucioneve kërkuan nga mekanizmat përgjegjëse për sigurinë që të veprojnë mbi bazën e ligjeve në Kosovë për të pamundësuar aktivitetet, organizimin dhe çfarëdo veprimtarie radikale e ekstremiste që kërcënojnë jetën e qytetarëve jo vetëm të Kosovës dhe që synojnë shndërrimin e vendit në burim të ekstremizmit.

Presidentja Jahjaga ritheksoi qëndrimin se Kosova asnjëherë nuk do të bëhet strehë dhe nuk do të shërbejë si një burim për grupet radikale e ekstremiste.

 

SHIKO MË SHUMË

14 ndalim punimesh nga Inspektorati i Punës, 4 raste procedohen në Polici

Inspektorati Qendror i Punës, në zbatim të vendimit të Ministrit të MPFVLÇ-së dhe në...

8 raste të reja me fruth në Kosovë, IKSHPK apel për vaksinim urgjent

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) njofton se në periudhën 16–30 prill...

Gjini pas takimit për datën e zgjedhjeve: Pati dakordancë për 7 qershorin

Ardian Gjini nga AAK-ja, pas takimit konsultativ me ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena...