Rikthehet modeli legjendar i Renault 4 në panairin e veturave në Paris

PUBLIKUAR

Renault, Dacia, Alpine dhe Mobilize kanë konfirmuar pjesëmarrjen në panairin e veturave në Paris, i cili nën sloganin “Revolution is on” do të mbahet Porte de Versaille nga 17 deri më 23 tetor.

Renault do të prezantojë veturën kult Renault 4 si dhe Kangoo E-Tech elektrik, i dizajnuar enkas si një veturë familjare, transmeton Telegrafi.

Me rastin e 50-vjetorit, Renault 5, adhuruesit e kësaj veture do të kenë rastin të shohin një prototip konvencional të veturës sportive.

E përveq këtyre, Renault për herë të parë do të prezantojë edhe modele e segmentit C: Megane E-Tech dhe Austral E-Tech hibrid.

Dacia – identiteti i ri vizual

Dacia në panairin e Parisit do të prezantojë fazën përfundimtare të transformimit të identitetit të ri vizual që e filloi kah mesi i vitit të kaluar, e në veçanti në fushën e komunikimit dhe marketingut – duke rritur kështu edhe rrjetin e distribuimit.

Si duket identiteti i ri vizual në të gjitha modelet e kësaj marke, do të mësohet në Paris. Fjala është për lëvizjen strategjike të kësaj marke dhe sfidën historike në industrinë e automobilizmit.

Koncepti ekskluziv i markës Alpine

Marka Alpine gjithashtu do të marrë pjesë në panairin e Parisit, për të prezantuar dy veturat sportive. Aty përfshihet inovacioni dhe teknologjia nga Formula 1, ku kjo markë do të prezantojë transformimin e saj të ri: konceptin e veturës së re që lidhë të ardhmen dhe strategjinë sportive të kësaj marke. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...