Zelensky thotë se inspektimi i impiantit bërthamor mund të rivendosë sigurinë

PUBLIKUAR


Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi se zyrtarëve të OKB-së do t’u jepet leje të inspektojnë impiantin bërthamor në Zaporizhia. Kremlini e bëri njoftimin pas një bisede telefonike mes Putin dhe homologut francez Emmanuel Macron.

Ndërkohë Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky tha se një vizitë e inspektorëve ndërkombëtarë do të bëjë të mundur rivendosjen e sigurisë në vend, por ai shtoi se detajet specifike të misionit janë ende duke u diskutuar.

Në fjalimin e tij të mbrëmjes më 19 gusht, Zelensky tha: “Me këtë mision, mund të fillojë rivendosja e sigurisë së plotë në impiantin bërthamor të Zaporizhias dhe në Enerhodar [qyteti ku ndodhet centrali bërthamor]”.

Por ai paralajmëroi se nëse “shantazhi rus mbi radioaktivitetin” vazhdon, “kjo verë mund të hyjë në historinë e vendeve të ndryshme evropiane si një nga më tragjikët e të gjitha kohërave”.

Rafael Grossi, kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, tha se ishte i gatshëm të drejtonte vetë një vizitë në impiant. Gjatë një vizite në portin e Odesës, sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres përsëriti thirrjen për demilitarizimin e centralit bërthamor, që ndodhet nën kontrollin e rusëve, nga frika se mund të ndodhë një katastrofë./rel

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...