“Mërgata Fest&Sport” organizohet Sofra tradicionale

PUBLIKUAR

Mbrëm në sheshin “Adem Jashari” në Lipjan, Grupi i Grave udhëhequr nga Hyra Bytyçi ka organizuar aktivitetin “Sofra tradicionale”, në kuadër edhe të shumë aktiviteteve të tjera të “Mërgata Fest&Sport” që që u zhvillua me data 8,9 dhe 10 gusht 2022, shkruan Grupi Grave Lipjan.
Kryesuesja e grupit, Hyra Bytyçi ka falenderuar gratë të cilat me gatimet e tyre kanë kontribuar që kjo sofer të jetë e begatuar me ushqime tradicionale të nënave dhe gjysheve tona.

Aktiviteti “Sofra tradicionale”, është përkrahur nga Komuna e Lipjanit dhe synon të bëhet aktivitet tradicional.

 

SHIKO MË SHUMË

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se viktima femër kosovare pas një mosmarrëveshje...

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...