Parandalohet kontrabanda e mbi 3.5 tonëve pije joalkoolike në rajonin e Lipjanit

PUBLIKUAR

Prishtinë 10 gusht 2022. Njësit e Doganës së Kosovës kanë parandaluar një tentim kontrabandimi në regjionin e Lipjani, njofton Dogana

Njësitet antikontrabandë të Doganës së Kosovës fillimisht kanë identifikuar një automjet që dyshohet se barte mallra kontrabandë. Pas ndalimit të këtij automjeti janë gjetur sasi e konsiderueshme e mallrave (pije joalkoholike) të cilat ishim pa dokumentacion përkatës, respektivisht të kontrabanduara nga Serbia.

Pas veprimeve operative zyrtarët e Doganës gjithashtu kanë arritur të identifikojnë edhe depon ku ishte furnizuar ky automjet dhe me kete rast edhe aty janë gjetur mallra të kontrabanduara. Sasia totale e mallrave të gjetura është:

• Pije joalkoolike 3600 litra,

Të gjitha mallrat dhe automjeti janë sekuestruar si dhe ka filluar procedura kundërvajtëse.

Dogana e Kosovës ka aplikacionin #eDogana për pajisjet e mençura android dhe ios, i cili mundëson lajmërim të parregullsive dhe sjelljeve jo profesionale me komunikim të sigurt dhe gjithashtu ofron shërbime tjera, me qëllim të shërbimit ndaj qytetarëve dhe komunitetit të prodhuesve dhe tregtisë në përgjithësi.

SHIKO MË SHUMË

Gjendet i vdekur në shtëpinë e tij një burrë në Janjevë

Një burrë është gjetur pa shenja jete mëngjesin e së dielës në Janjevë. Policia ka...

Burri rrahu gruan dhe vajzën në Lipjan, më pas u arratis

Një rast i rëndë i dhunës në familje ka ndodhur në Lipjan, ku burri...

Vrasje në tentativë në Brus të Lipjanit, e gjuajti me armë zjarri dhe u largua, i lënduari mori tretman mjekësor

Një vrasje në tentativë ka ndodhur dje pasdite në Brus të Lipjanit. Atje një burrë...