20 gjeneralë amerikanë në FSK

PUBLIKUAR

 

Gjeneralet-Amerikan-ne-FSK-620x330

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) gjenerallejtënant Kadri Kastrati priti sot (01.08.2014), në ambientet e Kazermës “Adem Jashari” në Komandën e Forcave Tokësore, në Prishtinë, një delegacion prej 20 gjeneralësh dhe admiralësh të Shteteve të Bashkuara të Amerikës të prirënga admirali Harold Gehan dhe Mr. Clyde Manning. (organizuar nga Ambasada Amerikane, në Prishtinë).

Me këtë rast, komandanti i FSK-së, gjeneral Kastrati falënderoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës për ndihmën e vazhdueshme që po japin në ngritjen profesionaletë FSK-së, për bashkëpunimin e mirë që ka edhe me Gardën Kombëtare të IOWA-s.

Gjeneral Kastrati, më pastaj e njoftoi delegacionin e gjeneralëve amerikanë, për të arriturat e përgjithshme të FSK-në, themelimin e saj, shkollimin e kuadrove brenda dhe jashtë, trajnimet e përgjithshme, realizimin e shumë projekteve humanitare, që janë në shërbim për të gjithë pjesëtarët e komuniteteve në Kosovë, për bashkëpunimin rajonal dhe të përgjithshëm.

Komandanti i FSK-së, gjeneral Kastratifoli edhe për rekomandimet e dalanga DIRI dhe grupet punuese të FSK-së, për Rishikimin Strategjitë të Sektorit të Sigurisë si dhe për implementim e saj në të ardhmen.

Në fund, gjeneral Kastratiu përgjigj në shumë pyetje, të cilat i parashtruan gjeneralët amerikanë që kishin të bënin me rekrutimin dhe menaxhimin e burimeve njerëzore, strukturën organizative të Ministrisë dhe FSK-së, si dhe bashkëpunimin rajonal dhe atë ndërkombëtar.

Në këtë takimin, morën pjesë edhe zëvendëskomandanti i FSK-së dhe komandant i KFT-së, gjeneralmajor Rrahman Rama, gjeneral brigade Zymer Halimi, drejtor i Drejtorisë për Operacione në MFSK dhe kolonel Ilir Qeriqi, drejtor i Departamentit për Siguridhe Bashkëpunim në MFSK.

SHIKO MË SHUMË

Tahiri: Qeveria pa program, pa identitet dhe pa letërnjoftim politik

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, ka deklaruar se Qeveria “Kurti 4”,...

Rreth 9 mijë nxënës në Prishtinë do t’i nënshtrohen kontrolleve sistematike mjekësore

Drejtoria e Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës ka nisur vizitat sistematike mjekësore në 47...

Bajrami: 13 paga për sektorin publik, ndërsa për sektorin privat as pagë minimale

Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka reaguar lidhur me grevën e punëtorëve teknikë të...