Zelensky: Ukraina do t’i rrisë eksportet e rrymës në BE derisa Rusia shkurton furnizimet me gaz

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

KDI: Ligji i ri i Punës të rikthehet në agjendën legjislative

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) publikoi sot analizën “Ligji i ri i Punës: në...

Lipjanasi ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes, konfisohet një armë me leje

Policia Kosovës ka njoftuar përseri se ankuesja femër kosovare, ka raportuar se bashkëshorti i...

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se vendi i tij do të rrisë eksportin e energjisë elektrike në Bashkimin Evropian dhe do të synojë të bëhet një nga garantuesit e sigurisë energjetike evropiane, derisa Rusia shkurton furnizimet me gaz në bllok.

“Ne po përgatitemi të rrisim eksportet tona të energjisë elektrike për konsumatorët në Bashkimin Evropian”, tha Zelensky më 27 korrik në fjalimin e tij të mbrëmjes drejtuar kombit.

Eksportet jo vetëm që do t’i lejojnë Ukrainës që të rrisë të ardhurat e saj, por gjithashtu do t’i ndihmojnë partnerët e saj që t’i rezistojnë presionit rus të energjisë, tha ai.

Rrjeti elektrik i Ukrainës është lidhur me rrjetin evropian në mes të marsit – gjë që ka mundësuar vazhdimin e furnizimeve, pavarësisht pushtimit rus.

Ukraina filloi eksportin e energjisë elektrike në BE nëpërmes Rumanisë në fillim të korrikut.

Rregullatori i Energjisë i Gjermanisë tha më herët se gjigandi shtetëror rus i energjisë, Gazprom, shkurtoi dërgesat e gazit në Evropë përmes tubacionit Rrjedha Veriore 1, në rreth 20 për qind të kapacitetit siç pritej më 27 korrik.

Tubacioni Rrjedha e Veriut 1 është 1.200 kilometra i gjatë dhe shtrihet nën Detin Baltik, nga bregdeti rus pranë Shën Petersburgut deri në Gjermaninë verilindore./REL/

SHIKO MË SHUMË

Zbulohet se sa do të jetë “kostoja ditore” nga shembja e urës në Baltimore

Shembja e urës Francis Scott Key në Baltimore pasi u godit nga një anije...

Bursa e Turqisë goditet nga një tërmet 5.1 ballë, u ndje edhe në Stamboll

Sipas informacioneve në faqen e Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), një...

Reshjet e mëdha të borës pengojnë udhëtimet në Gjermani, Zvicër dhe Austri, qindra fluturime janë shtyrë ose anuluar

Reshjet e dendura të borës kanë ndikuar në ndërprerjen e udhëtimeve në Gjermaninë jugore...