6 shkolla në Komunën e Lipjanit përfituan donacion nga shoqata shqiptare në Zvicër

PUBLIKUAR

Komuna e Lipjanit ka njoftuar se në shkollën fillore të Mesme të Ulët “Vëllezërit Frashëri” në Lipjan, gjatë ditës së sotme në prani të nënkryetarit të komunës Diamant Bytyqi, drejtorit të DKA-së Rasim Hasani dhe drejtorëve të shkollave është pranuar një donacion pajisje kompjuterike në vlerë 30 mijë euro nga Lidhja e Arsimit të Prindërve Shqiptarë “Naim Frasheri” në Zvicër, nga kryetari i kësaj shoqate Liburn Mehmetaj.

Nënkryetari Diamant Bytyqi ka falenderuar kryetarin LAPSH Liburn Mehmetaj për donacionin dhe kontributin e dhënë në arsimin shqip në diasporë por edhe në lidhjen e mergatës me vendin tonë, si dhe
në shenjë falenderimi për kontributin dhuroi logon e komunës së Lipjanit kësaj shoqate.

Me këto pajisje që përfshijnë desktop, monitor dhe pajisje tjera përcjellëse u kompletua secila msojtore në këto 6 shkolla në mënyrë që të ngritët cilësia dhe mësimi të bëhet më atraktiv.

SHIKO MË SHUMË

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se viktima femër kosovare pas një mosmarrëveshje...

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...