Tetë orë apo më shumë në kompjuter, shkaktojnë ishiasin

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Lipjanasi ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes, konfisohet një armë me leje

Policia Kosovës ka njoftuar përseri se ankuesja femër kosovare, ka raportuar se bashkëshorti i...

Tre të plagosur me armë zjarri, njëri me thikë: Krejt çka ndodhi mbrëmë në Lupç, pas një mosmarrëveshje mes disa familjarëve

Katër persona kanë mbetur të plagosur të mërkurën në orët e pasdites në Lupç...

etë orë apo më shumë të kaluara duke punuar në kompjuter, kohë të pamjaftueshme për t’i kushtuar kujdes trupit tonë dhe niveli i ulët i aktivitetit trupor konsiderohen shkaktarët më të shpeshtë të kësaj sëmundjeje.

Ishiasi (lumboischialgia) ka të bëjë me nervin më të gjatë të trupit të njeriut, i cili është i trashë sa gishti i madh i dorës.

Përbëhet nga pesë nerva të vegjël dhe shtrihet nga pjesa e poshtme e boshtit kurrizor, nga ana e prapme e prapanicës dhe nga ana e prapme e këmbëve deri te shputat.

Çfarëdo trysnie që të krijohet në të, shkakton irritim dhe mund të shkaktojë dhembje, transmeton Telegrafi.

Dhembja fillon në pjesën poshtme të shpinës dhe përhapet, por mund të shfaqet edhe në nëngjunjë apo në pulpë, ku edhe është më e shfaqur.

Personat kanë vështirësi edhe me lakimin e këmbëve në gjunjë, por dhimbja mund të shfaqet madje edhe në këmbën tjetër.

 

Ishiasi mund të shkaktojë dhembje të buta, të cilat mund të kontrollohen me marrjen e analgjetikëve, mirëpo dhembjet mund të bëhen edhe shumë më të mëdha dhe ta detyrojnë pacientin ditë të tëra të qëndrojë në shtëpi.

Dhimbjet e nervit shiatik shpesh ndihen gjatë teshtitjes, kollës, të shkuarit në tualet, ose kur ju jeni ulur dhe mund të shoqërohet me dhimbje të shpinës.

Pjesa më e madhe e dhimbjeve të shiatikut përmirësohet brenda pak javëve dhe nuk rezulton në një dëmtim të përhershëm.

Ishiasi nuk është diagnoza e parë mjekësore, por paraqet njërin ndër problemet më të shpeshta me shpinën në kohën e sotme.

Shumica e njerëzve përpiqen që të lehtësojnë dhembjen me ndihmën e ilaçeve të cilat kanë efekt afatshkurtër.

Kur është fjala për ishiasin, shumica e ekspertëve rekomandojnë ushtrime dhe poza të caktuara joge si tretman më të efektshëm për këtë lloj të problemit.  /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Keni qarkullim të dobët të gjakut: Me ndihmën e këtyre artikujve do ta rregulloni shumë lehtë!

Duke pasur parasysh që qarkullimi i gjakut ndihmon bartjen e oksigjenit dhe nutrienëve në...

Llojllojshmëria e vitaminave B: Në cilin ushqim më së shumti ka dhe cili është më i rëndësishmi?

Ekzistojnë 8 vitamina të ndryshme në grupin e vitaminave B: tiamina, riboflavina, niacina, thartira...

Zgjidheni problemin e rritjes se thoit në mish te fëmijët

Me një masazh të thjeshtë në shtëpi, mund t’ua lehtësoni vuajtjen në vetëm 7...