Zahra Aboutalib është tashme një 75 vjeçare nga Maroku e cila ka “lindur” një fëmije te ngurtësuar, pas plot 46 vitesh shtatzëni.
46 vite me pare marokenia, ne atë kohe 29 vjeçare paraqitet tek mjeku me dhimbje te forta, simptoma te një lindje normale. Pas qëndrimit për disa dite ne spital, dhimbjet u shuan dhe marokenia doli nga spitali për te vazhduar e qete shtatzëninë e saj ne shtëpi. Kalimi i ditëve pa shenja te mëtejshme, beri qe Zahra te “harroje” nga mendja e saj te qenurit shtatzënë dhe jeta e saj vazhdoi normale.Por pas 46 vitesh, tashme ne moshën 75 vjeçare, dhimbje te forta e detyruan përsëri atë qe t’i drejtohet spitalit, ku pas ekzaminimeve, mjeket dolën me përfundimin se ne barkun e 75 vjeçares ishte zhvilluar një mase e madhe te cilën ato e identifikuan me mase mishi te huaj dhe vendosen qe ta operonin. Por këtu doli edhe çudia, e cila takohet shume rralle ne jete. Masa e huaj nuk ishte gjë tjetër veçse fetusi i një fëmije tashme i kalcifikuar.Shpjegimi i mjekeve, i tregoi marokenes se moshuar se fetusi i fëmijës se saj, kish vdekur brenda trupit dhe vete organizmi i saj e kish izoluar atë me ind lidhës, me qellim qe te mbronte organizmin e saj nga një trup, tashme i huaj për te. Me kalimin e viteve, fetusi ishte gurëzuar (kalcifikuar) dhe ajo nuk kish ndjere me simptoma te prezencës se fetusit ne trupin e saj.Pas operacionit, trupi i ngurtësuar i fëmijës doli ne drite për t’ju nënshtruar analizave me karakter studimor.



