Gjëndra tiroide dërgon tri shenja për ndihmë: Kur duhet të shkoni te mjeku për shkak të çrregullimit hormonal

PUBLIKUAR

Gjëndra tiroide gjendet në pjesën e parë të qafës nën gurmaz dhe ka formë mburoje ose fluture me krahë të hapur

Hormonet më të rëndësishme me të cilat ajo rregullon metabolizmin janë tironina dhe tiroksina.

Tiroidja prodhon edhe hormonin kalcitonin, i cili merr pjesë në rregullimin e përqendrimit të kalciumit në organizëm.

Kjo gjëndër rregullon metabolizmin e organizmit në mënyrë që të përshpejtojë apo të ngadalësojë, prandaj thuhet që disa njerëz kanë metabolizëm “të shpejtë”, përkatësisht “të ngadalshëm”, transmeton telegrafi.

Mungesa e hormonit të gjëndrës tiroide – hipotiroidizmi – çon deri në obezitet pikërisht për shkak se ngadalëson metabolizmin. Në atë rast terapia me hormone do të ndërpresë grumbullimin e kilogramëve.

Tiroidja mund edhe të ndryshojë “termostatin” e trupit, andaj më vështirë e përballon të ftohtit, kurse temperatura e trupit bie. Kjo është një ndër shenjat të cilave zakonisht i kushtojmë vëmendje, por mund të jetë shumë e pakëndshme dhe serioze nëse nuk merren masa adekuate të kujdesit.

Njerëzit që vuajnë nga hipotiroidizmi janë në rrezik më të madh të hipotermisë – një gjendje kërcënuese për jetën në temperatura të ulëta.

Për shkak të funksionimit të dobët të gjëndrës tiroide, mund të ndodhë rënia e flokëve. Mjekët endokrinologë thonë se ky nuk është i vetmi shkak, por duhet kontrolluar nëse organizmit i mungon hekuri. Në menopauzë, “fajtori” mund të jetë edhe niveli i ulët i estrogjenit.

Në përgjithësi, mund të ketë dyshime nëse simptomat tregojnë një problem me gjëndrën tiroide apo nëse shkaku i tyre është menopauza. Ndodh që të dyja janë në mes, ndaj duhet të kontrolloni gjithmonë nivelin e hormoneve të tiroides. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...