Hetuesit policor sot në Lipjan kanë arrestuar dy persona nënj dyshimin se ka kryer veprën penale “Vjedhje e rëndë”.
Policia ka njoftuar se në banesën e njërit prej të dyshuarve kanë gjetur dhe sekuestruar një shtëpizë të kompjuterit, e cila dyshohet se është e vjedhur.
I dyshuari i parë, D.U. 22 vjeç, është dërguar në mbajtje, ndërsa A.B. është liruar në procedurë të rregullt.


