Policia Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, nën dyshimin se pas shqiptimit të një gjobe nga ana e zyrtarit policor,
RAPORTI PLOTË NGA Policia:
KANOSJE
Rr. Bajram Gashi, Lipjan, 17.07.2022 – 21:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, nën dyshimin se pas shqiptimit të një gjobe nga ana e zyrtarit policor, të dyshuarit janë mllefosur dhe kanë kanosur zyrtarin policor.
Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit të dyshuarit të lirohen dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt.


