Sirena sulmi në gjithë Ukrainën, Zelensky i drejtohet kombit: Armiku e ka kuptuar që jemi më të fortë

PUBLIKUAR

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar në orët e vona se sirenat e sulmit ajror po dëgjohen në të gjithë vendin.

“Okupatorët po e kuptojnë se ne gradualisht po bëhemi më të fortë dhe qëllimi i terrorit të tyre është shumë i thjeshtë, të bëjnë presion mbi ne, të bëjnë presion mbi shoqërinë tonë, të frikësojnë njerëzit, të shkaktojnë dëm maksimal në qytetet e Ukrainës, të paktën ndërsa terroristët rusë janë ende të aftë ta bëjnë këtë”, tha ai në fjalimin e tij drejtuar kombit.

Ai u bëri thirrje ukrainasve që t’u kushtojnë vëmendje sirenave të sulmit ajror dhe të kërkojnë mbrojtje.

Sirenat janë dëgjuar mëngjesin e kësaj të shtune në të gjithë Kievin, ndërkohë që Rusia ka intensifikuar sulmet me raketa në qytetet ukrainase.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...