Gjilan, i dyshuari ikë nga policia duke e hedhur çantën – gjenden narkotikë

PUBLIKUAR

Njësiti për Reagim të Shpejtë, (Nj.R.Sh), në Gjilan dje rreth orës 19:45 përderisa kanë qenë duke patrulluar në lagjen “Arbëria”, kanë takuar një motoçikletë (skuter) pa targa ku me t’i vërejtur policinë i dyshuari B. M. i njohur për policinë e hedh në tokë një çantë krahu e lenë motoçikletën dhe arrinë të largohet në drejtim të panjohur.

Tutje, policia njofton se afër rrugës ka qenë e parkuar edhe një veturë Golf VI me targa vendore në të cilën kanë qenë dy persona të dyshimtë M. H.(1993) dhe L. S. (1996).

“Janë thirrë hetuesit e njësitit antidrogë Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik që veprojnë në Gjilan të cilët kanë filluar të merren me rastin, është bërë edhe matja e dëshmive të gjetura:

• 0.8 gram cigare e mbështjellë (gjoint),

• Një qese me 34.1 gram e dyshuar si mariuhanë

• Brenda çantës së hedhur në tokë nga i dyshuari B.M.(1994) janë gjetur 16 paketime me peshë të përgjithshme prej 29.1 gram. Janë bërë testet fushore dhe ka rezultuar pozitiv të llojit marihuanë, substanca narkotike është konfiskuar si provë materiale për gjykatë. Vetura “Golf 6” me targa vendore dhe “Skuteri” pa targa janë tërhequr nga ana e policisë në Gjilan”, thuhet në njoftimin e policisë.

“Prokurori i shtetit  ka urdhëruar që i dyshuari B.M. i cili është në arrati të arrestohet, gjersa i dyshuari M. H.(1993) pas intervistimit të ndalohet për 48 orë dhe të iniciohet rasti sipas Nenit 267, ndërsa i dyshuari L. S. (1996) pas intervistimit, lirohet në procedurë të rregullt. Rasti procedohet në Prokurorinë Themelore, departamenti për Krime të Rënda në Gjilan. Hetimet janë duke u vazhduar nga DHTN- Gjilan”, përfundon policia.

 

 

SHIKO MË SHUMË

Katër raste të armëbajteve pa leje brenda 24-orëve

Gjatë 24-orëve të fundit në vendin tonë janë shënuar katër raste të armëbajtjeve pa...

E rrahu partneren në Ferizaj, ajo e denoncon në polici, i dyshuari arratiset

Një rast i dhunës në familje është raportuar në Ferizaj, ku një grua dyshohet...

Gucati: Jemi rrahur e gjakosur, ende kemi njerëz në spital, PDK të japë përgjigje për Ligjin për Specialen

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka kërkuar përgjigje nga Partia Demokratike e Kosovës lidhur...