Ministria e Shëndetësisë përmes një njoftimi ka theksuar që vaksinat që i përdorë Kosova kundër COVID-19 janë të sigurta dhe rekomandohen për gratë para, gjatë dhe pas shtatzënisë.
Tutje MSH-ja thotë që kjo thirrje bëhet për t’i ndihmuar ato dhe foshnjat e tyre që të jenë të shëndetshme.
“Antitrupat që nënat i zhvillojnë si përgjigje ndaj këtyre vaksinave jo vetëm që i mbrojnë ato, por gjithashtu kalojnë placentën dhe ndihmojnë në mbrojtjen e foshnjave të tyre nga sëmundjet e rënda në fillim të jetës”.
“Vaksinimi gjatë shtatzënisë, gjithashtu, ndihmon në mbrojtjen e nënës nga sëmundja e rëndë dhe bartja e asaj sëmundje tek i porsalinduri.
Nëna të mbrojtura-fëmijë të shëndetshëm”, thuhet në njoftim.


