Beogradi stolis rrugët për Abazoviqin, thotë se Serbia dhe Mali i Zi janë shtete vëllazërore

PUBLIKUAR

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq ndodhet në Beograd për vizitë zyrtare.

Me të filluar vizitën e tij, ai është pritur me ceremoni zyrtare nga homologia serbe, Ana Brnabiq.

Në orët e pasdites, Abazoviq ka publikuar një video ku shihen rrugët e Beogradit të veshura me flamuj serbë e malazezë krah njëri-tjetrin.

Serbinë e Malin e Zi, Abazoviq, i ka quajtur shtete vëllazërore

“Beogradi sot është stolisur me flamujt e dy shteteve vëllazërore. Faleminderit mikpritësve për një pritje të mrekullueshme! Ne po kthejmë një faqe të re – po tregojmë se të dy vendet mund ta bëjnë më ndryshe dhe më mirë”, ka shkruar Abazoviq.

Dritan Abazoviç e kishte paralajmëruar vizitën në Beograd nga Ohri, ku kishte marrë pjesë si vëzhgues në Samitin e “Ballkanit të Hapur”.

Madje, ai kishte thënë se fakti që vizita e tij e parë në rajon do të jetë në Beogradi tregon se po vjen një kohë më e mirë për bashkëpunim mes dy vendeve. /GazetaExpress/

 

 

SHIKO MË SHUMË

Kurti për Gjykatën Speciale në Paris: Kur s’je i kënaqur me vendimin, bëj gjithçka që duhet për apelim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pyetur për drejtësinë ndërkombëtare dhe Gjykatën Speciale gjatë...

Hoti: Çmimet e konsumit familjar janë dyfishuar, kush mban përgjegjësi?

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kritikuar qasjen e qeverisë ndaj politikave ekonomike, duke...

Katër raste të armëbajteve pa leje brenda 24-orëve

Gjatë 24-orëve të fundit në vendin tonë janë shënuar katër raste të armëbajtjeve pa...