Ford sjell Ranger Raptorin e ri me motorin e fuqishëm V6

PUBLIKUAR

Versioni më i ri i kamionçinës, Ford Ranger Raptor ka zëvendësuar motorin e tij turbo dizel 2.0 litërsh me një motor më të fuqishëm V6 3.0 litërsh me naftë, dhe i është futur një ridizajnimi të madh të ndikuar nga F-150 Raptor i tregut Amerikan.

Është i gatshëm për porosi dhe fillon me çmim prej 66,615 eurove, është versioni i parë i gjeneratës së katërt të Ranger që del në shitje në Evropë, e dërgesat e para do të fillojnë të bëhen nga fundi i verës, transmeton Telegrafi.

Ndërsa versioni standard i kamionçinave të Ford i cili u bë publik në vitin 2021, do të dal në treg në fund të këtij viti.

Motori i ri 3.0 litërsh V6 vjen me 284 kuaj fuqi. Edhe pse Fordi ende nuk ka publikuar numrat e saktë të performancave të veturës, Raptor i ri pritet që me lehtësi ta kalojë versionin e kaluar të saj, version të cilit i nevojiteshin 10.1 sekonda që të arrijë shpejtësi prej 100KmH.

Ndërkohë edhe motori aktual turbo dizel 2.0 litërsh do të jetë i qasshëm për Raptor nga viti i ardhshëm.

Sistemi anti-ngecje sikurse si ai që përdoret edhe në super makinat Ford GT dhe Ford Focus ST, i mban motorët në rrotullim për tre sekonda pas ngritjes, duke i mundësuar shoferit që të rikthej fuqinë e veturës në mënyrë më të shpejtë, si për shembull pas daljes nga kthesa. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...