Nuk mund të humbni peshë? Arsyeja mund të jetë mungesa e kësaj vitamine në trup

PUBLIKUAR

Kur vitaminat në trup janë jashtë ekuilibrit, metabolizmi ngadalësohet dhe depozitat yndyrore grumbullohen

Rruga drejt humbjes së peshës nuk është aspak e lehtë. Kërkon përkushtim, vazhdimësi dhe sakrificë, shkruan ˮMirrorˮ, përcjell Telegrafi.

Një ushqim i shëndetshëm, stërvitja e rregullt dhe reduktimi i niveleve të stresit do të përshpejtojnë humbjen e peshës.

Megjithatë, ndonjëherë ka një sërë faktorësh që mund ta bëjnë të pamundur humbjen e peshës.

Gjendja e hormoneve, mineraleve dhe vitaminave në trup shoqërohet me çrregullime metabolike që pengojnë trupin për të humbur peshën e tepërt.

Sipas studimit të fundit, mungesa e vitaminave D dhe B12 mund të ngadalësojë humbjen e peshës.

Vitamina D është thelbësore në ndërtimin e kockave dhe hulumtimet vërtetojnë se ajo mund të ndihmojë në uljen e rritjes së qelizave kancerogjene.

Vitamina B12 është e nevojshme për formimin e qelizave të kuqe të gjakut dhe mungesa e kësaj vitamine mund të çojë në lodhje, kapsllëk, dobësi të muskujve, humbje të kujtesës dhe ndryshime të humorit.

Hulumtimet e fundit kanë treguar se njerëzit obezë kanë një status më të ulët të vitaminës D në gjakun e tyre.

Një studim i publikuar në Bibliotekën Kombëtare të Mjekësisë shqyrtoi rëndësinë e vitaminës D3 gjatë humbjes së peshës.

Studimi përfshinte 218 gra obeze të moshës 50 deri në 75 vjeç. Të gjithë iu nënshtruan një diete dhe programi ushtrimesh kufizuese.

Gjysma e grave morën vitaminë D gjatë humbjes së peshës, ndërsa gjysma tjetër morën një placebo.

Në fund të studimit, u zbulua se gratë që morën vitaminë D humbën më shumë kilogramë (deri në tre kilogramë më shumë) gjatë humbjes së peshës sesa ato që morën placebo.

Nga ana tjetër, mungesa e vitaminës B12 mund të çojë në një problem të përhershëm të peshës. Shpjegimi është i thjeshtë: kur trupi ynë është jashtë ekuilibrit natyror, ai përgjigjet duke ngadalësuar metabolizmin, duke mbajtur depozitat e yndyrës dhe duke djegur më pak kalori se zakonisht.

Të dyja vitaminat janë treguar se ndihmojnë në ngritjen e humorit dhe kujtdo që dëshiron të humbasë peshë këshillohet të kontrollojë nivelin e këtyre vitaminave në trup dhe të konsultohet me mjekun. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...