Gorani rreth spekulimeve për rrëzimin e Kurtit nga Rama: Qysh erdhëm në këtë ditë

PUBLIKUAR

Gazetari Dukagjin Gorani ka komentuar spekulimet e disa mediave, se darka ku ai ishte i ftuar mbrëmë nga Edi Rama ishte “konspiracion” për rrëzimin e Albin Kurtit.

Gorani thotë se ishte shumë i nderuar që ishte ftuar në atë darkë, por kur lexoi shkrimet gjatë rrugës duke shkaur për në vendin e ftuar kishte pyetur veten se “si kishim arritur në këtë ditë”.

“Unë si opinionist politik dhe si gazetar që disa vite me radhë e ndjeva veten të nderuar që u ftova nga stafi i kryeministrit të Shqipërisë, atë që e konsiderojmë shteti amë. Aty ishin të pranishëm ministra të cilët mezi prisnin të tregonin atë që kishim ne të përbashkët dhe e thonin me krenari. Aty kishte edhe kolegë të mijë, që e bëni këtë edhe më të mirë”, tregon ai në emisionin Pressing në T7.

“Rrugës duke shkuar lexova disa shkrime e spekulime dhe u befasova. Mendova vet me veti. Qysh erdhëm në këtë ditë? Rruga mu bo zeher. Merre me mend, qohen e shkruajnë për një kryeministër shqiptar që është tradhtar, shok i Vuçiqit, e të tjera. Këto nuk e di kush i solli. E pamë sot që krejt ajo që shkruhet për marrëdhëniet mes dy kryeministrave është pa përmbajtje. Kishim një takim miqësor e vëllazëror. Dikush është munduar të krijojë një sentiment kundër Shqipërisë në sulmet që i bën ndaj Ramës. Kjo nuk ka substanncë. Unë nuk e dëgjova asnjëherë Ramën duke thënë se ishim mbledhur ta rrëzonim qeverinë. As ata aty që ishin nuk ma thanë. Megjithatë duket se dikush e paska dëgjuar diku, cka më duket absurde që dikush si Rama ta thotë këtë gjë publikisht”, përfundoi ai. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vjosa Osmani i kërkon presidentes ta kthejë fotografinë e Ibrahim Rugovës

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tash deputete e LDK-së, ka reaguar lidhur me zhvendosjen...

Arrestohet në rajonin e Gjilanit një shtetas gjerman, policia ia gjen 43 armë të gjata automatike në veturë

Një shtetas gjerman është arrestuar sot në rajonin e Gjilanit nën dyshimin për përfshirje...

500 euro gjobë, pikë negative, konfiskim veture e ndalim vozitje- Policia ndëshkon tre shoferë në Ferizaj

Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Ferizaj janë ndëshkuar tre persona për kundërvajtje...