Sveçla thotë se pati informacione për mjete shpërthyese në 72 shkolla

PUBLIKUAR

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur që sot ka pasur informacione për mjete shpërthyese në 72 shkolla e të cilat kanë dalur të rrejshme.

Ai shton se autoritetet përgjegjëse kanë qenë të shpejta në reagimin e tyre në të gjitha komunat, sikur ato me shumicë shqiptare, edhe ato me shumicë serbe.

“Në Policinë e Kosovës sot janë dhënë informacione për mjete shpërthyese në 72 shkolla në komunat Kamenicë, Lipjan, Zveçan, Graçanicë, Skenderaj, Prizren, Prishtinë, Klinë, Viti, Rahovec, Mitrovicë e Veriut, Ranilluk, Dragash, Artanë, Shtërpcë, Partesh, Fushë Kosovë, Vushtrri, Gjilan, Zubin Potok, Istog dhe informacioni i fundit në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari””, thotë ai.

“Njësitet relevante të Policisë së Kosovës kanë dalur menjëherë në lokacionet e lajmëruara duke bërë fillimisht rrethimin e zonave e pastaj kontrollin e detajuar të objekteve. Situata ka qenë shqetësuese sidomos kur bëhet fjalë për institucione arsimore të të gjitha moshave, por fatmirësisht, në asnjërin lokacion nuk ka pasur mjet shpërthyes. Tashmë kanë përfunduar kontrollet edhe në aeroport dhe nuk ka pasur asnjë mjet shpërthyes, puna ka vazhduar me intensitetin e njejtë”, sthon ai.

Tutje minsitri bën thirrje që të ketë qetësi dhe se nuk ka vend për panik.

“Dua të siguroj të gjithë qytetarët se nuk ka asnjë arsye për panik apo për t’u shqetësuar. Ne mbesim të përkushtuar që me të gjitha kapacitetet tona, përmes të gjithë mekanizmave tanë të ofrojmë siguri për të gjithë qytetarët pa asnjë dallim në tërë territorin e Republikës së Kosovës”, përfundoi ai. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Gjendet i vdekur në shtëpinë e tij një burrë në Janjevë

Një burrë është gjetur pa shenja jete mëngjesin e së dielës në Janjevë. Policia ka...

Burri rrahu gruan dhe vajzën në Lipjan, më pas u arratis

Një rast i rëndë i dhunës në familje ka ndodhur në Lipjan, ku burri...

Vrasje në tentativë në Brus të Lipjanit, e gjuajti me armë zjarri dhe u largua, i lënduari mori tretman mjekësor

Një vrasje në tentativë ka ndodhur dje pasdite në Brus të Lipjanit. Atje një burrë...