Ministri francez i Financave: Eurozona në pikun e inflacionit, do të jetë kështu të paktën deri në fundvit

PUBLIKUAR

Ministri i Financave në Francë, Bruo Le Maire ka thënë sot se eurozona është në pikun e inflacionit dhe sipas tij kjo krizë do të zgjasë të paktën deri në fund të këtij viti, megjithatë ka shtuar se edhe kjo gjë është e pasigurtë.

Le Maire, duke folur për Les Echos, ka thënë se ai pret që nivelet e inflacionit të mbesin të larta deri në vitin 2023, duke shtuar se “edhe pas vitit 2023, inflacioni do të jetë strukturalisht më i lartë se ajo që jemi mësuar ta shohim në dekadat e fundit”, transmeton Gazeta Express.

Inflacioni në Eurozonë është rritur në një nivel të ri rekord gjatë muajit të kaluar.

I pyetur për ngritjet e fundit të inflacionit që ka goditur zonën jugore të eurozonës, Le Maire ka deklaruar se ai ka besim të plotë se qeveritë e Greqisë dhe Italisë do të marrin vendimet e duhura. /GazetExpress/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...