Në Ribar të Madh vendoset gurëthemeli i shkollës së re

PUBLIKUAR

 

Në fshatin Ribar i Madh të komunës së Lipjanit, ka filluar ndërtimi i objektit të ri të shkollës fillore dhe të mesme të ulët “Kadri Beba”.
Nënkryetari Komunës së Lipjanit, Diamant Bytyqi së bashku me Avdullah Grajçevci djali i Kadri Bebes, sot kanë vënë gurëthemelin për ndërtimin e objektit të ri shkollor në këtë vendbanim.

Nënkryetari Bytyqi, ka uruar nxënësit dhe mësimdhënësit e fshatit Ribar i Madh për fillimin e punimeve në obejtkin e ri shkollor, duke theksuar se komuna është e përkushtuar që fusha e arsimit të jetë ndër pioritetet e saja me qëllim të krijimit të hapësirave më moderne për nxënës.

“Është obligim i yni, por edhe i përbashkët që në vazhdimësi t’i plotësojmë të gjitha kushtet që të arrijmë në një cilësi më të mirë të mësimnxënies për gjeneratat që do vijnë jo vetëm në lokalitetin e juaj por në të gjithë Komunën e Lipjanit”, është shprehur nënkryetari Diamant Bytyqi.

Ky projekt është investim i Komunës së Lipjanit dhe realizimi tij do t’i kushtoj 415000 euro.

 

SHIKO MË SHUMË

Gjendet i vdekur në shtëpinë e tij një burrë në Janjevë

Një burrë është gjetur pa shenja jete mëngjesin e së dielës në Janjevë. Policia ka...

Burri rrahu gruan dhe vajzën në Lipjan, më pas u arratis

Një rast i rëndë i dhunës në familje ka ndodhur në Lipjan, ku burri...

Vrasje në tentativë në Brus të Lipjanit, e gjuajti me armë zjarri dhe u largua, i lënduari mori tretman mjekësor

Një vrasje në tentativë ka ndodhur dje pasdite në Brus të Lipjanit. Atje një burrë...