Gjashtë raste të dhunës në familje për 24 orë, në Prishtinë, Prizren, Mitrovicë dhe Malishevë

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës ka raportuar për gjashtë raste të dhunës në familje në Kosovë në 24 orët e fundit.

Rastet e dhunës kanë ndodhur në Prishtinë, Prizren, Mitrovicë dhe Malishevë.

Prishtinë 12.06.2022-13:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Prishtinë 13.06.2022-19:06. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë psiqike ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Prizren 13.03.2022-21:30. Viktima femër kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar; një mashkull dhe një femër kosovarë. Viktima ka refuzuar ndihmën mjekësore ndërsa me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje dhe dyshuara lirohet në procedurë të rregullt.

Mitrovicë Jugu 13.06.2022-18:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë fizike dhe psiqike ndaj saj. Nuk raportohet për të lënduar, rasti nën hetime.

Malishevë 13.06.2022 – 11:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka kanosur viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Vjosa Osmani i kërkon presidentes ta kthejë fotografinë e Ibrahim Rugovës

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tash deputete e LDK-së, ka reaguar lidhur me zhvendosjen...

Arrestohet në rajonin e Gjilanit një shtetas gjerman, policia ia gjen 43 armë të gjata automatike në veturë

Një shtetas gjerman është arrestuar sot në rajonin e Gjilanit nën dyshimin për përfshirje...

500 euro gjobë, pikë negative, konfiskim veture e ndalim vozitje- Policia ndëshkon tre shoferë në Ferizaj

Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Ferizaj janë ndëshkuar tre persona për kundërvajtje...