A e dini se për çfarë shërbejnë vrimat në filtrat e cigareve?

PUBLIKUAR

Ja për çfarë shërben vrima në filtrin e cigares…

Nëse jeni duhanpirës, me siguri keni vënë re se cigaret më të reja kanë një filtër pak më të ndryshëm nga ato të vjetrat.

Jo të gjitha, por shumica sot kanë një lloj vrime në filtër dhe të gjithë duhanpirësit janë të interesuar se për çfarë shërben, transmeton Telegrafi.

Të gjithë e dinë se pirja e duhanit është e dëmshme, jo vetëm për konsumuesit e rregullt, por edhe për duhanpirësit pasivë. Në shumicën e vendeve të botës, pirja e duhanit në ambientet publike është plotësisht e ndaluar, gjë që ka ndikuar shumë në shitjen e këtyre produkteve jo të shëndetshme.

Kështu, prodhuesit dolën me idenë për të bërë një version më të butë, “të lehtë” të cigareve, të cilat (gjoja) shkaktojnë më pak dëm për shëndetin. Këtu hyjnë në lojë këta filtra …

Filtrat e cigareve “Light” përmbajnë vrima shumë të vogla ajrimi nëpërmjet të të cilave tërhiqet ajri shtesë kur duhanpirësi thith tym.

Ato janë bërë me qëllim që të kenë një efekt më pak të dëmshëm në përqendrimin e substancave toksike, sepse hollojnë tymin. Prandaj duhanpirësit shpesh i përjetojnë më mirë këto cigare.

Megjithatë, është e rëndësishme të theksohet se të gjitha cigaret janë të dëmshme dhe mund të shkaktojnë sëmundje të shumta, nga kardiovaskulare në ato malinje, dhe kjo vlen edhe për ato “të lehta”… /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...