Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati dhe Drejtori i GIZ Kosova, David Oberhuber, si dhe menaxheri i projektit ITP Hans-Juergen Cassens kanë nënshkruar marrëveshjen e bashkëfinancimit për projektin “Parku i Inovacionit dhe Trajnimeve në Prizren”.
Kjo marrëveshje kap vlerën prej 11 milionë euro, prej të cilave kontributi financiar nga Qeveria e Kosovës është 6 milionë euro, kurse 5 milionë euro janë kontribut i Qeverisë Gjermane.
Parku ITP është një projekt i përbashkët kosovaro-gjerman që synon krijimin e një mjedisi inovativ biznesi për ndërmarrjet e vogla, të mesme dhe të mëdha (NVMM), i cili pritet të kontribuojë në zhvillimin e përgjithshëm ekonomik të Kosovës, thuhet në një komunikatë për media.


