Stuhia shkakton dëme në Podujevë, Bulliqi iu bën apel qytetarëve

PUBLIKUAR

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi tha se moti i ligë ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në disa fshatra të kësaj komune.

Bulliqi shkroi në Facebook se erërat e forta dhe breshëri shkaktuan shumë dëme.

“Moti i ligë që po mbretëron në vendin tonë ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në disa fshatra të Podujevës, erërat e forta dhe breshëri kanë dëmtuar dhjetëra ekonomi familjare dhe kultura të ndryshme bujqësore në rendimentin e tyre”, shkroi ai.

Bulliqi iu bëri apel qytetarëve që të kenë kujdes të shtuar.

“Si institucione lokale me të gjitha kapacitetet tona do të jemi pranë qytetarëve në nevojat e tyre për ta kaluar shpejt këtë situatë. Njëherit, apeloj tek të gjithë qytetarët për kujdes të shtuar këto ditë nga rreziqet që mund të kanosen nga moti i keq”, shkroi kryetari i Podujevës.

SHIKO MË SHUMË

Vjosa Osmani i kërkon presidentes ta kthejë fotografinë e Ibrahim Rugovës

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tash deputete e LDK-së, ka reaguar lidhur me zhvendosjen...

Arrestohet në rajonin e Gjilanit një shtetas gjerman, policia ia gjen 43 armë të gjata automatike në veturë

Një shtetas gjerman është arrestuar sot në rajonin e Gjilanit nën dyshimin për përfshirje...

500 euro gjobë, pikë negative, konfiskim veture e ndalim vozitje- Policia ndëshkon tre shoferë në Ferizaj

Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Ferizaj janë ndëshkuar tre persona për kundërvajtje...