Policia Kosovës ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në gjendje të dehur dhe pa patentë shofer ka vozitur veturë dhe më pas i njëjti ka penguar zyrtarët policorë të cilët ishin në kryerje të detyrës
Raporti plotë nga Policia:
PENGIM I PERSONIT ZYRTAR NË KRYERJE TË DETYRËS
Rr. Avdi Kelmendi, Lipjan 04.06.2022 – 00:18.
Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në gjendje të dehur dhe pa patentë shofer ka vozitur veturë dhe më pas i njëjti ka penguar zyrtarët policorë të cilët ishin në kryerje të detyrës.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.


