Aktivizohet presidentja Osmani, takon ambasadorin Hovenier dhe ia çel temën e dialogut strategjik Kosovë-SHBA

PUBLIKUAR

Presidentja e Republikës së Kosovës dje ka pritur në takime të ndara në Presidencë, shefin e EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark dhe ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Jeffrey Hovenier. raporton Gazeta Express.

Lidhur me këto takime janë lëshuar njoftime në faqen zyrtare të Presidencës së Republikës së Kosovës. Për takimin me shefin e EULEX-it në njoftimin e presidencës thuhet se është bisduar për zhvillimet e fundit në vend dhe për bashkëpunimin e institucioneve të Kosovës me ato ndërkombëtare në fusha të ndryshme.

Tema të prekura në takimin Osmani-Wigermark janë implementimi i Konventës së Stambollit dhe procesi i Vetingut në Kosovë.

“Presidentja Osmani vlerësoi mbështetjen, të cilën EULEX-i ia ofron në luftimin e dhunës në baza gjinore, konkretisht në punën e misionit në ofrimin e asistencës për institucionet vendore për implementimin e Konventës së Stambollit.Me z. Wigemark, Presidentja Osmani diskutoi edhe për sundimin e ligjit, duke vlerësuar rëndësinë e vetingut në sistemin e drejtësisë me ndryshimet e nevojshme kushtetuese dhe ligjore si i domosdoshëm për ta forcuar sundimin e ligjit, duke respektuar standardet më të larta ndërkombëtare sa i përket këtij procesi”, thuhet në njoftim.

Derisa për takimin me ambasadorin amerikan Hovenier nga presidenca kanë thënë se ka qenë në kuadër të takimeve të rregullta, derisa presidentja Osmani gjatë bisedës ka ngritur edhe temën e dialogut strategjik në mes të Kosovës dhe SHBA-ve, shkruan Express.

“Në takim është diskutuar për zhvillimet në vend dhe rajon në kuadër të koordinimit të vazhdueshëm në mes Kosovës dhe SHBA-ve.

Me ambasadorin amerikan, Presidentja Osmani ka ngritur çështjen e dialogut strategjik në mes Kosovës dhe SHBA-ve”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Për dialogun strategjik për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka qëndruar për vizitë shefi i diplomacisë se Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, i cili ka takuar kreun e Departamentit të Shtetit, Anthony Blinken.

Derisa ka pasur reagime në Kosovë, lidhur me vizitën e Bujar Osmanit dhe asaj që kishte realizuar kryeministri Kurit. Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, duke thënë se Qeveria Kurti po e neglizhon marrëveshjen e Washingtonit, marrëveshje e cila është e natyrës strategjike mes Kosovës dhe SHBA-ve./GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Vjosa Osmani i kërkon presidentes ta kthejë fotografinë e Ibrahim Rugovës

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tash deputete e LDK-së, ka reaguar lidhur me zhvendosjen...

Arrestohet në rajonin e Gjilanit një shtetas gjerman, policia ia gjen 43 armë të gjata automatike në veturë

Një shtetas gjerman është arrestuar sot në rajonin e Gjilanit nën dyshimin për përfshirje...

500 euro gjobë, pikë negative, konfiskim veture e ndalim vozitje- Policia ndëshkon tre shoferë në Ferizaj

Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Ferizaj janë ndëshkuar tre persona për kundërvajtje...