Sot me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, prita mysafirë mjaftë të veçantë.
Ambientet e Komunës u mbushën me shumë buzëqeshje dhe energji nga fëmijët e çerdhes së Lipjanit.
Duke u dëshiruar lumturi, shpreha urimet më të ngrohta për të gjithë fëmijët.
Ndërsa në sheshin e qytetit u mbajtë ekspozitë nga nxënësit, ku prezantuan punimet e tyre.
Fëmijët janë e ardhmja e çdo shoqërie prandaj është detyrë e jona që të garantojmë mirëqenie dhe të ardhme të sigurt për ata.


