Të mërkurën dhe të enjten do të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të dendura. Megjithatë, sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, pritet rritje e lehtë e temperaturave maksimale.
“Të mërkurën kur dhe fillon stina e verës meteorologjike, parashihet mot me diell dhe me vranësira të dendura, të cilat nëpër disa lokalitete do të shoqërohen me riga shiu dhe shkarkime rrufesh”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10- 13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-31 gradë Celsius.


